27-07-2024

Prizren: Deklarohet Drejtoresha e Shëndetësisë pas prishjes së koalicionit qeverisës me Totajn

Pas prishjes së koalicionit qeverisës me Totajn, deklarohet drejtoresha komunale e Shëndetësisë.

Të dashur qytetarë

Bazuar në Vendimin e fundit të AAK-së dega në Prizren për shkëputje të koalicionit qeverisës në Komunën e Prizrenit, ju njoftoj se prej sot nuk do të jem në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit.
Gjatë këtyre dy viteve në mandatin e Drejtoreshës sukseset e arritura do të ishin të pamundura pa angazhimin e sinqertë dhe profesionalizmin e stafit të drejtorisë dhe stafit shëndetësor të QKMF-së.
Prandaj, dua t’i falenderoj të gjithë për energjinë e treguar dhe mbështetjen përgjatë këtij rrugëtimi!

Ju jam mirënjohëse!
© Burbuqe Krasniqi – AAK

Asnjë koment

Comments are closed.