27-07-2024

A ka drejtorë të tjerë të shkarkuar nga kryetari Totaj?

Kreu i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, tha për “Gazetën e Prizrenit” se nuk ka dijeni nëse është shkarkuar ndonjë drejtor nga partia e tij në qeverisjen lokale të Shaqir Totajt.

Dega e AAK-së në Prizren sapo ka njoftuar prishjen e koalicionit me Totajn, në qeverisjen e të cilit kishte tre drejtorë të saj. Ndonëse nuk është thënë, jozyrtarisht mësohet se shkak për këtë hap të papritur është shkarkimi i drejtoreshës për Shëndetësi, Burbuqe Krasniqi, e cila tashmë e ka konfirmuar se nuk do ta mbajë këtë post.

Pos saj, nga burimet jozyrtare mësohet se pasdite, për mungesë performance, Totaj e ka shkarkuar edhe drejtoreshën për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, Lirije Xhemaj-Bytyqi  (NISMA). ”Ka pasur përpjekje të saj për të biseduar me njerëz të kabinetit të Totajt, prandaj nuk dihet se çfarë ka ndodhur”, tha një burim me kusht anonimiteti.

Në anën tjetër, Zafir Berisha tha se ndodhet në një ceremoni familjare dhe se nuk ka dijeni për një veprim të tillë. “Kuptova për prishjen e koalicionit të AAK-së, por nuk i di arsyet pasi ndodhem në një ceremoni”, tha Berisha për portalin “Gazeta e Prizrenit”.

Ndryshe, ky është ndryshimi i dytë në qeverisjen komunale të Totajt, pas largimit një vit më parë të drejtoreshës për Mirëqenie Sociale. Vjollca Kabashi nga AAK. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Prizren: AAK në Prizren prish koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn

 

Asnjë koment

Comments are closed.