Theret me thikë një shqiptar në Londër – U gjet i vdekur në veturë
Një person është gjetur i vdekur në një veturë në veri-perëndim të Londrës rreth orës 17:30 ditën e hënën dhe tashmë policia e ka indentifikuar atë, raporton Sinjali.
Bëhet fjalë për shqiptarin, Bajram Luli që u gjet i therur me thikë në veturë në vendin e quajtur Sudbury Heights Avenue, Greenford
Familja e viktimës është informuar për rastin dhe se policia angleze është në kërkim të dyshuarit të këtij krimi makabër që me thikë la të vdekur 27 vjeçarin shqiptar.

“Ky është një imazh shumë i qartë dhe unë do të doja që kushdo që e njeh këtë njeri të kontaktojë menjëherë policinë. Hetimi po vazhdon me ritme dhe ne po punojmë fort për të siguruar drejtësi për familjen dhe miqtë e personit që u godit me thikë për vdekje”, thuhet në raportin e Policisë.