Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë dy javëve të shkuara u lindën 92 foshnje.
Sa i përket gjinisë, kësaj radhe pothuajse është numër i barabartë, pasi 47 janë djem, ndërsa 46 femra, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Karakteristikë është se një lindje ka qenë gemellare (binjakë – dy djem).
28 prej lindjeve kanë qenë cezariane (me operim). /GazetaePrizrenit.net