97 vite më parë Shqipëria është shpallur Republikë

Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori, ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.

Ahmet Zogu thirri në Tiranë Asamblenë Kombëtare, mbi të cilën kontrolli i tij ishte thuajse i plotë, për të debatuar mbi miratimin e një kushtetute republikane.

62 nga 64 deputetë u bindën për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare u shpall, me Zogun si President, duke zëvendësuar Regjencën 4-anëtarëshme, e dalë nga Kongresi i Lushnjes (1920), e cila u shfuqizua.

Herën e dytë, Shqipëria u shpall republikë popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në republikë popullore socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që u shpall republikë ka qenë më 29 prill 1991.