17-05-2022

Bora vazhdon të mbetet befasuese për Ministrinë e Infrastrukturës, autostrada “Arbër Xhaferi” në gjendje të tmerrshme!

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me probleme të shumta gjatë stinës së dimrit.

Ndër to edhe me mos pastrimin e rrugëve nga bora.

Gjatë natës së mbrëmshe reshjes e borës kishin mbuluar rrugët e Kosovës.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar një video nga autostrada “Arbër Xhaferi” në segmentin Ferizaj-Shkup ku shihet se rruga është e “pa prekur”.

Lexuesi është shprehur i indinjuar me mosveprimin e Ministrisë së Infrastrukturës për të pastruar rrugën.

Ai është shprehur i rrezikuar nga rrëshqitja në borë./IndeksOnline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.