27-04-2024

Rikthehet i ftohti dhe reshjet e borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën pritet të ketë reshje borë në Kosovë.

Derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshoj dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje. Fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive. Mirëpo, pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore,” thuhet në një postim në Facebook të IHMK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.