23-11-2024

“Mos nënshkruani kontrata të reja të punës”, SBASHK me apel ndaj mësimdhënësve parauniversitarë

Përmes një postimi në Facebook, SBASHK thotë se versionet që ata i posedojnë janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe se s’janë në përputhshmëri me Udhëzimin Administrativ të vitit 2015.

“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar. Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë”.

“Po ashtu, apelojmë te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar të mos i nënshkruajnë këto farë versione të kontratave të punës edhe përkundër presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit”, shkruhet në postim.

Asnjë koment

Comments are closed.