23-11-2024

A do ta lë Quni LDK-në për t’iu bashkuar ndonjë iniciative të Osmanit?

Ministri i Mbrojtës Anton Quni, ka treguar për raportet e tij me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin. Quni thotë se raportet e tyre janë tepër miqësore dhe në nivel, por nuk do të pranonte asnjë ofertë për karrierë politike jashtë LDK-së.

“Raportet e mia miqësore janë shumë në nivel me zonjën Vjosa Osmani. Me Osmanin njihemi që në kohën kur punonim bashkë në kabinetin e Sejdiut. Që atëherë kam ndërtuar një respekt për zonjën Osmani”, ka thënë Quni.

Megjithatë ai ka thënë se pavarësisht respektit për Osmanin, nuk do ta lë LDK-në për asnjë iniciativë tjetër të kryekuvendares.

Lexo edhe ;

Reagon ndaj Komunës,këngëtari Menan Kiseri: Marre ju qoftë për festivalin  “Zambaku i Prizrenit”

“Kjo nuk do të thotë që respekti im shkon aq larg, sa që unë të shkojë pas saj, nëse ajo mendon të krijojë ndonjë iniciativë jashtë LDK-së”, ka thënë Quni në T7.

Ai saktësoi pozitën e tij politike edhe për të ardhmen e karrierës së tij.

“Karriera ime politike fillon dhe mbaron në LDK”, thotë Quni.

“Edhe po të mbetem jashtë skenës politike, unë nuk do të pranojë çfarëdo oferte jashtë LDK-së”, shtoi Quni.

Asnjë koment

Comments are closed.