20-04-2024

Quni: Në LDK u ngritën pikëpyetje për ideologjinë dhe financat e Vetëvendosjes

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur për diskutimet e brendshme në partinë e tij për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje dhe për kundërshtitë që ishin brenda partisë që drejton Isa Mustafa.

Quni ka thënë se vetë ka qenë pro koalicionit, derisa ka zbuluar se ka pasur anëtar brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë kundërshtuar koalicionin duke ngritur pikëpyetje për ideologjinë e Vetëvendosjes dhe mënyrën e financimit.

“Unë e kam shpreh edhe në rrejte sociale por edhe në paraqitjen time në parlament. Jam në mesin e atyre që kam punuar shumë të arrihet koalicioni me VV’në. Brenda LDK’së jemi identifikuar personalitetet që kanë qenë për koalicion. Ka pas neutral, por ka pasur edhe personalitetet të tjera që kanë preferuar formate të ndryshme, duke ngritur shumë pikëpyetje për Vetëvendosjen, ideologjinë”. , ka thënë Quni në Pressing të T7.

Më pas ai ka thënë se ishte arritur koalicioni pavarësisht qëndrimeve ndryshe brenda LDK’së, por thotë se më pas u pa që partnerët nuk ishin aq të afërt në bashkëqeverisje./Express/

Asnjë koment

Comments are closed.