26-04-2024

LDK në Prizren akuza qeverisjes së Haskukës për fshehje të korrupsionit e nepotizmit

LDK në Prizren, ish-partneri i koalicionit me Vetëvendosjen edhe nivel komunal, ka thyer heshtjene një kohe, ndërsa përmes një komunikate, ka akuzuar qeverisjen aktuale të udhëhequr nga Mytaher Haskuka, për mungesë të transparencës, korrupsionit dhe nepotizmit, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Ky subjekt e akuzon qeverisjen lokale për disa çështje, kryesisht në fushën e kulturës.

Kujtojmë se LDK ishte në partneritet qeverisës në Prizren, deri në fillim të këtij viti, kur Haskuka i Vetëvendosjes prishi njëanshëm marrëveshjen për koalicion, me arsyetimin se LDK nuk e votoi kandidatin e VV-së për kryesues të KK-së.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Raporti i auditorit ka gjetur shkelje në Drejtorinë e Kulturës, shkelje për të cilat përgjegjësia më e madhe është e kryetarit të Komunës, i cili, edhe përkundër kritikave të Shoqërisë civile ka lejuar që me këtë drejtori të udhëheq një person i dënuar me aktvendim gjyqësor për falsifikim dokumentesh.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)

Subvencionimi i OJQ-ve sipas raportit të auditorit është përcjellur me këto parregullsi:

“Mungesa e përfshirjes së kritereve minimale në shpalljen publike rezulton me diskriminimin e të interesuarve dhe kufizim të konkurrencës.

Përzgjedhja e përfitueseve, pa i plotësuar kriteret e vendosura në shpalljen publike ka reflektuar trajtim jo të barabartë të aplikuesve dhe komuna rrezikon financimin e përfituesve të papërgjegjshëm, përmes fondeve publike”.

Përtej diskriminimit, kufizimit të konkurrencës, përzgjedhjes së përfituesve pa i plotësuar kriteret që reflekton në trajtim të jobarabartë ka edhe një fakt interesant që nuk e përmend auditori. Ka mungesë të transprencës për shumat e ndara për OJQ-të, mungese kjo përbrenda së cilës ka dyshime të bazuara se ka edhe korrupsion e nepotizëm.

Ndarja e fondeve për “vellëzër motra e miq” të zyrtarëve komunal kulmon me ndarjen e mjeteve për Organziatën e ish drejtorit, secalin vit duke e rritur shumën.

Asnjëherë nuk u bë publike as shuma që iu nda “Old tajjmerave” Organziatë kjo e ish drejtorit të Kulturës.

Ndarja e mjeteve për një OJQ për organizimin e Zambakut duke i diskriminuar ne kuptimin e plote të fjalës Organziatat tjera dhe sidomos SHKA “Agimi” është shkelje e rëndë, të cilën e ka gjetur edhe auditori, por fakt interresant është edhe mosbpublikimi i shumës që i ndahet kësaj Organziate dhe jo vetëm kësaj.

“Zambaku i Prizrenit” u shëndrrua në Festival të këngës së lehtë, nga Festivali i këngës së vjetër qytetare”.

Dega e LDk-së shpreh dyshimet e hapura se në këtë mungesë trasnprence fshihet korrupsioni e nepotizmi.

Dega e LDK-së në Prizren beson se Prokuoria qysh vitin e kaluar i ka hetuar shqetësimet e komunitetit kulturor pikërisht të cilat janë rekomandime të auditorit, dhe gjithashtu beson se do te vazhdoje me hetim te këtyre politikave diskriminuese.

Lexo edhe;

Asfaltohet rruga për në malin e Pashtrikut (FOTO)

Asnjë koment

Comments are closed.