23-04-2024

Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)

Prizreni që është komuna e dytë në vend pas Prishtinës, dhe ka dhënë disa emra të njohur në kulturë e sport, tashmë ka dalë me performancë shumë të dobët në këto fusha, duke u ranguar në fund të tabelë në mesin e komunave të Kosovës, shkruan sot Gazeta e Prizrenit.

Vlen të përmendet se pos Prishtinës, para Prizrenit janë të gjitha komunat e vendit, pos atyre të vogla me shumicë nga komuniteti serb, si Shtërpca, Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku.

Kjo gjendje paraqitet në raportin e publikuar të performancës së Komunave për vitin 2019, realizuar nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal, ku prezantohen rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave, që janë nën përgjegjësi të tyre.

Lexo edhe:

Ku mbeti premtimi i kryetarit Haskuka për zhbllokimin e rrugës transitore?

Në kuadër të fushës Kulturë, Rini dhe Sport maten aktivitetet komunale kulturore, rinore dhe sportive, si një nga kompetencat vetanake të komunave. Fusha mbulon edhe shërbimet e ofruara nga komunat që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin, përfshirë hapësirat sportive.

Sa i përket kësaj fushe, komuna e qeverisur nga Mytaher Haskuka radhitet në fund të tabelës me 30.06%, duke zënë vendin e 33-të, përcjell Gazeta e Prizrenit.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Raporti i MPL-së tregon matjet që janë bërë për 36 komuna të Kosovës, përkatësisht në 19 fusha të ndryshme. Vlerësim i këtij viti ka pasur në fokus pasqyrimin e të arriturave për 38 komuna, ndërsa Komuna e Mamushës dhe Dragashit nuk janë përfshirë. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Asnjë koment

Comments are closed.