25-04-2024

800 dënime për 24 orë, për ata që s’respektuan masat anti-COVID

Vazhdon lufta e pakompromis ndaj pandemisë COVID-19, virus ky ende i pranishëm në shumicën e vendeve të botës.

Ani pse numri i rasteve pozitive është ulur ndjeshëm ditëve të fundit, masat e vëna nga Qeveria, gjegjësisht nga Ministria e Shëndetësisë, po vazhdojnë të aplikohen, e në të kundërtën ka edhe gjoba.

Lexo edhe:

Ku mbeti premtimi i kryetarit Haskuka për zhbllokimin e rrugës transitore?

 

Jo pak dënime po shqipton Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet Komunale, për ata që thyejnë të njëjtat rregulla të cilat tashmë janë edhe të vëna me Ligjin Anti-Covid.

 

E, për 24 orët e fundit, sipas Raportit Ditor të Policisë së Kosovës, janë shqiptuar gjithsej 800 tiketa, shumica nga to po ipen për shkak të mos mbajtjes së maskave, një nga masat esenciale për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.