24-04-2024

Prizren: Rreth 2 mijë nxënës çdo ditë kalojnë mbi ujërat e zeza në lagjen “Bajram Curri”

Banorët e lagjes “Bajram Curri”, në Prizren janë në hall me ujërat e zeza.

Përkatësisht janë nxënësit e 2 shkollave të mesme dhe një fillore, e që kanë rreth 2 mijë nxënës, e të cilët po përballen çdo ditë teksa shkojnë në shkollat e tyre, me ujërat e zeza.

Ku mbeti premtimi i kryetarit Haskuka për zhbllokimin e rrugës transitore?

 

Në pamjet që kanë dërguar qytetarët shihet se si është i vështirësuar qarkullimi për nxënësit dhe të gjithë ata që kalojnë andej pari.

Në anën tjetër banorët po kërkojnë nga komuna që të bëj një zgjidhje sa më shpejtë për ta./IndeksOnline/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.