Reagon ndaj Komunës,këngëtari Menan Kiseri: Marre ju qoftë për festivalin  “Zambaku i Prizrenit”

Këngëtari i mirënjohur, autori i teksteve dhe kompozitori prizrenas, Menan Kiseri ka reaguar rreth mënyrës së organizimit të festivalit “Zambaku i Prizrenit” të mbajtur të shtunën që shkoi, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Shkaku i pandemisë, “Zambaku…” sivjet është organizuar ndryshe nga forma tradicionale, duke i’u përshtatur rrethanave dhe udhëzimeve të institucioneve shëndetësore.

Përmes një postimi në “facebook”, Kiseri e ka pyetur kryetarin prizrenas: Myto a keni dikënd në at komunë që kërkon përgjegjesi nga këta njerëz?.

Përkundër premtimit të Mytaher Haskukës, festivali ka dalë në tender, kurse vetëm me datë 6 tetor është publikuar njoftimi për dhënien e kontratës në vlerë prej 25,999.52 Euro.

Muzikanti Kiseri, ndërkaq edicionn e fundit të 31 të festivalit, e ka quajtur “Zambaku (Karaoke)”.

Ai ka ftuar prizrenasit të mos heshtin, por të flasin për këtë lloj organizimi!

Postimi i plotë i Kiserit:

Shekulli i 21 th,!  Be po ju boj qe kjo bine duket si bina te fshatit Sredska te viteve 70th (te pjesa e enklavave Serbe mbi Recan)e dhe ato te pregaditun per ,Igranka”! Turp bre bar mos postoni kto foto! Mare ju koft.. brre ……!!

Myto a keni dikend ne at komun qe kerkon pergjegjesi nga keta njerez a?? Nese jo kjo eshte gabimi i pare dhe next te tjerat do vijne! Pasi me pyte cilat ishin gabimet e juaja! A kur te bohen transparente financat e shpenzimet dhe kostot atehere llet see!! Keta te OJQ, qe ja u keni dhan organizimin, munden te ju mashterojne ne lidhje me kostot e sherbimeve, por, jan edhe ata qe nuk mashtrohen! Dhe me qfare drejte keta e kan regjistru firmen me emrin e Zambakut, kush ja u ka dhan lejen, nga ju dikush?!

Lexo edhe:

“Zambaku i Prizrenit” nga festival i kulturës në festival të “karaokes” dhe tenderëve

Keta ne krye te vet nuk e kan bo garant!! Nuk e kam te qart pse nuk e organizuat ne qershore festivalin ashtu edhe ishte tradita,pse tash situata ma e mire me pandemin,a po? Nese eshte ma e mire pse pa publike?? Ka mujte me publike po ashtu, me gjyse kapaciteti, duke i u permbajte masave te sigurise qe jan percaktu nga MSH! (Bar orkestrit ka mujte te i bohet vendi ne gjithe ate hapesire te bines) Po po e dijme pse veq ju pyta!!!

Ende nuk e kam te kjarte arresyen e mbajtjes se ksaj defileje te 17 kengeve Karoke (ne kete kohe kur gjithqka anulohet ne bote ),te cilat per mendimin tim ,70 perqinde ishin te kualitetit SHKLJ!!

Vazhdimi i metejshem te kritikes do te vion se shpejti!!! Tung!!

Mos shuni, FOLNI edhe ju Prizrenasit e mi te rrespektum!

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)