22-11-2024

A do ta mbajë premtimin publik kryetari Haskuka!?

Shkruan: Qazim Thaçi

Këtë opinion as do të shkruaja po mos të kisha shkak që tani e plotë 19 vite pas lufte, me 10 Qershoir është mbajtur Akademi e LSHP, pos këtë vit që ajo dështoi, Garant për të gjitha kuptohet se nuk mundet të përgjigjet kryetari i komunës, por, në raste këtilla nga kompetentët besojë duhet të kërkohet pergjegjësi. Sepse nëse 100 Vjetori i kësaj Lidhje është mbajtur në tutelën e pushtetit serbë dhe me një manfestim madhëshor pse mos të organizohet edhe ky manifetim?

Aktiviteti i prokurimit për organizimin e manifestimeve për nder të festave të qershorit në Komunën e Prizrenit është anuluar. Duke qenë se njoftimi për anulim është bërë ditë më parë,organet komunale nuk kanë pasur afat kohor më për ritenderimin e tij.Lidhur me këtë shënimi i 10 qershorit – Ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Prizrenit po vazhdon me aktivitete të reduktuara. Një gjë e tillë, sipas këshilltarëve nga radhët e opozitës, tregon paaftësinë për menaxhim të Ekzekutivit komunal këtë regaim e bënë Ilir Baldedaj AAK i cili tani është bërë kryeopozitari i qevrisë Haskuka..

“Shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Krenare Koqi, ka konfirmuar anulimin e prokurimit për organizimin e manifestimeve për nder të festave të qershorit. “Si rrjedhojë numri i aktiviteteve për festat e qershorit është reduktuar”, ka thënë Koqi për media elektronike. Sipas saj, organet komunale në bashkëpunim me institucionet arsimore, kulturore e sportive dhe organizatat joqeveritare e shoqatat janë duke realizuar një numër aktivitetesh, pasi që nuk ka pasur afat për ritenderim. Për këtë në një formë indirekte e ka kritikuar edhe vetë lideri Albin Kurti duke thënë “edhepse është 141 Vjetori i LSHP duhet të shënohet me plotë fuqizim.Sepse kjo është sikurse ne që po festojmë çdo vit dilëlindjen. Apo fëmijëve tanë po ua festojmë ditlëlindjet andaj edhe kjo duhet të festohet çdo vit…”.

Ky ishte shkaku por në fakt unë dua të pyes kryetarin Haskuka a do ta mbajë premtimin tij publik kur pati thënë se “Nëse vetëm një drejtor i imi do të gjendet nën hetime unë do të jap dorëheqje”. Tani çfarë po ndodhë me këtë premtim???!!!, Tani dy a ma shumë drejtorë të ekzekutivit të tij janë nën hetime . Pastaj,së shpejti ata do të dalin ndoshta edhe para organeve të drejtësisë , E ku po mbetet premtimi i kryetarit Haskuka që e ka dhnë premtimi publik. Por,sigurisht ishte euforia e fushatës zgjedhore.për fat të keq padi ka edhe vete kryetari Haskuka të cilit sigurisht se Prokuroria edhe kryen hetime. Por,padi personale që ka ,na kanë dhënë dëshmi tre persona. Por,qëllimi është a do ta mbanë premtimin e dhënë se nëse drejtorët e tij gjenden nën hetime.??!! Mirëpo e gjithë kjo sjellë deri te krijmi i poezive të poetëve siç ishte rasti i Q. Morina , poet i cili ka shkruar një poezi “Historisë më nuk i besjojë!

Veteranë fals, Dëshmor fals, Shumë te shpallur heronjë fals, Çdo kush mund të shpallet “Qytetar Nderi” ,, Këto janë ato vargje kur tashmë edhe intelektualët më se durojnë këtë gjendje në përgjithësi.

Pikërisht në Prizren tashmë ka zëra të shumë edhe për mirënjohjet që ndahen nga Komuna, sepse ka reagime ne heshtje, por për këtë s;duhet fajësuar kryetarin, por komisionet përkatëse.

(Autori është kryeredaktor në RTV Besa në Prizren)

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.