26-04-2024

Clinton ecën në Prishtinë, kosovarët e mbulojnë me përqafime (VIDEO)

Presidenti amerikan, Bill Clinton, derisa po qëndron  në Kosovë, ka pasur kontakt me disa qytetarë në rrugët e Prishtinës. Clinton ka marrë shumë përqafime nga kosovarët.

Mëngjesin e sotëm arriti në Prishtinë, për të shënuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s. Ish-Presidenti i ShBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright.

Sekretari i Clintonit, Angel Urena ka publikuar edhe një video në të cilën dëshmohet edhe një herë dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar nga qytetarët e Kosovës.

Në videon e tij shihen shumë qytetarët duke përshëndetur Bill Clinton e aty është edhe një i moshuar me plis i cili e përqafon me shumë entuziazëm ish-presidentin.

Out for an afternoon walk in downtown Pristina. A 2018 worldwide Gallup poll found the United States enjoyed more public support in Kosovo—75%—than in any other country. That’s in large part due to President @BillClinton’s involvement here. pic.twitter.com/fGsIOJ0kzH
43 people are talking about this

Asnjë koment

Comments are closed.