25-04-2024

PDK, në vend të pushtetit në Prizren, pastron hapësirat gjelbëruese!

Me iniciativë të kryetarit të nëndegës ”28 Nëntori” në Ortakoll, Getoar Besimi, njëkohësisht kuvendar i PDK-së, në koordinim edhe me strukturat drejtuese të degë së partisë dhe Rininë Demokratike, të martën është ndërmarrë një aksion për pastrimin e hapësirave gjelbëruese, si dhe mbjelljen e disa fidanëve para objektit të shërbimit pedagogjiko-psikologjik të DKA-së në Prizren.

Këtij aksioni i është bashkëngjitur edhe kryetari i degës, Shaqir Totaj, i cili tha se jemi shumë të shqetësuar për gjendjen e rëndë nga mosmirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese si rrjedhojë e neglizhencës së pushtetit lokal.

Kuvendari, Getoar Besimi, tha se është e papranueshme gjendja në të cilen ndodhen hapësirat gjelbëruese sidomos në lagjen Ortakoll, dhe përveç mesazheve vetëdijesuese ai porositi drejtuesit e qeverisë lokale të Prizrenit, se prioritet duhet t’i kushtojnë shëndetit të qytetarëve dhe jo tenderëve. Kryetari i RDK-së, Adrit Krasniqi dhe kuvendarja, Dafina Bllaca, shprehen shqetësimet e tyre për këtë çështje, të cilët thanë se, mosmirëmbajtja e këtyre hapësirave është shqetësim edhe për më të vegjëlit.

Përveç pastrimit të hapësirave, në oborrin e objektit të shërbimit pedagogjiko-psikologjik të DKA-së, nga pjesëmarrësit e këtij aksioni janë mbjellur dhe disa fidane./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.