24-04-2024

A do ta ndërrojë LDK në Prizren kandidatin për kryetar komune?

Në Prizren po qarkullojnë zëra se LDK do ta ndërrojë kandidatin e saj për kryetar komune, Anton Qunin, të cilin e ka përcaktuar më parë.

Burime të portalit “Gazeta e Prizrenit” me kusht anonimiteti pohojnë se një gjë e tillë ka ardhur pasi deputeti aktual Quni, ka shprehur rezervë për t‘i hyrë garës, pas intervenimit shëndetësorë që pati.

Ai ndërkaq nuk ka preferuar të përgjigjet në interesimin e portalit rreth kësaj çështjeje.

Sipas burimeve, deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka pasur një intervenim kardiak dhe i janë vendosur stendat. Në fillim të kësaj jave,  ai ka konfirmuar se nuk ka qenë mirë me shëndet, derisa përmes një postimi në rrjete sociale ka falënderuar mjekun Lulzim Brovina, falë të cilit siç ka thënë jeton me shëndet të plotë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Njoftohet se tashmë kanë filluar bisedimet me disa zyrtarë të LDK-së për ta përcaktuar kandidatin, që do të garojë për të parin e Prizrenit, në zgjedhjet e tetorit. Referuar burimeve të portalit “Gazeta e Prizrenit” ndër emrat më serioz, në të cilin është fokusuar LDK është zyrtari shumëvjeçar, Hanefi Muharremi, ish-drejtor për Komunikacion në qeverisjen e Eqrem Kryeziut si dhe ish-kandidat i mëparshëm për kryetar komune, si dhe i Valdet Hoxhës, ish-zv/ministër.

Disa nga subjektet politike, si PDK e Nisma, tashmë kanë përcaktuar kandidatët për kryetar komune në Prizren. Lëvizja Vetëvendosje që qeveris aktualisht ende nuk e ka bërë këtë.

Për nga numri i ulëseve në Kuvendin Komunal, të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017, LDK në Prizren është forca e tretë, pas PDK-së e Vetëvendosjes! /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.