A do ta rinovojë kontratën me Ballkanin, Jashanica?
Qendërmbrojtësi shqiptar, Bajram Jashanica ka rinovouar kontratën me kampionin e Kosovës, Ballkanin.
Jashanica ka rinovuar kontratën edhe për dy vite, duke vazhduar të qëndroj në Suharekë deri në verën e vitit të 2026.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi suharekas përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.
“Një prej aseteve tona të çmueshme të sukseseve historike, vazhdon me kampionët edhe për 2 vjet. “Muri” ynë i mbrojtjes, Bajram Jashanica, nënshkruan deri më 2026”, thuhet në njoftimin e klubit.
Jashanica është shtylla e mbrojtjes së Ballkanit dhe bashkë me Dellovën përbëjnë një partneritet fanatastik në fazën e fundit. / PR