14-07-2024

Sot u raportua se është mbyllur, ‘Albkings’ sfidon shtetin – rihapet sërish

Është hapur sërish grupi “Albkings”, i cili po publikon foto intime dhe të dhënat personale të qytetarëve.

Megjithëse, gjatë ditës së sotme ishte thënë nga prokurorja e rastit Erza Bajrami – Kastrati se grupi ishte mbyllur përfundimisht, por e njëjta gjë duket se nuk ka ndodhur.

Ajo gjatë një konference të enjten potencoi se janë arrestuar shtatë persona.

“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestojmë shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, theksoi ajo.

Derisa kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi, theksoi se ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa përket veprave penale që do të ndiqen./GS

Asnjë koment

Comments are closed.