25-04-2024

A do ta zgjedhë Kryesuesin, javën e ardhshme Kuvendi i Prizrenit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit pwr javën që vjen ka caktuar seancën për zgjedhjen e Kryesuesit të këtij organi, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kjo ka ardhur, pasi javën e kaluar është mbajtur ceremonia për betimin  e Kryetarit të ri të Komunës, Shaqir Totajt dhe të anëtarëve të Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, të 16 tetorit.

Mbledhjen e ka ftuar Hanifi Muharremi (LDK), anëtari më i vjetër i Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Për zgjedhjen e kryesuesit, pas propozimeve të dala nga subjektet politike, duhet të votojnë shumica e thjeshtë e anëtarëve, apo për 21 nga 41 kuvendarë, sa ka gjithsej KK.

Tash për tash asnjëri nga koalicionet nuk i ka numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryesuesit, ndonëse partia fituese e zgjedhjeve, PDK ka deklaruar se është në bisedime tw vazhdueshme për sigurimin e votave.

Ky koalicion aktualisht ka 17 vota të sigurta, ndërsa burime të besueshme të portalit “Gazeta e Prizrenit” flasin edhe për disa vota të tjera pro, ndwrsa kjo mbetet të shihet.

Në këtë seancë, që është caktuar për 23 dhjetor 2021, në orën 10:00, po ashtu është paraparë ta japin betimin edhe disa kuvendarët të rinj. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.