25-04-2024

Prokuroria ngrit 14 aktakuza kundër 17 personave në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Aktakuzat kanë të bëjnë me vepra të ndryshme:

Lexo edhe:

A do ta zgjedhë Kryesuesin, javën e ardhshme Kuvendi i Prizrenit

 

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi i mbetur në tentativë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë ose të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.