19-04-2024

Sot, KQZ i jep “vulë” fitores së Xheladinit në Dragash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 10:00 do të shpallë rezultatin përfundimtar për Komunën e Dragashit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, raporton Indeksonline.

Ju njoftoj se sot (e enjte, 16 dhjetor 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit“, ka bërë të ditur Elezi.

Kujtojmë që votat me postë e shpallën fitues Behxhet Xheladinin e LDK-së, si kryetar të Dragashit.

Madje për fitore e ka uruar edhe kundërkandidati Shaban Shabani i PDK-së./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.