A do të kërkohet edhe për Thaçin garanci nga Policia e Kosovës
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të Veselit, Krasniqit e Selimit. Kërkesën e njëjtë e ka bërë edhe mbrojtja e ish – Presidentit Thaçi, ajo është duke u shqyrtuar ende nga Gjykata e Apelit.
Që nga arrestimi i tyre dhe dërgimi në qendrën e paraburgimit në Hagë, mbrojtja e Thaçit e të tjerëve nuk ndaluan kërkesat për klientët e tyre.
Për të disatën herë, ata kanë kërkuar që të akuzuarit të mbrohen në liri.
Bëhet fjalë për Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Policia e Kosovës sipas urdhrit të lëshuar me 8 tetor nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou kanë dy javë kohë, prej kësaj date, që të përgjigjen për kërkesën e Dhomave të Specializuara për Kosovën.
Por, siç konfirmohet për T7 nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ajo është duke u shqyrtuar ende nga Gjykata e Apelit.
Se dallon garanci a e dhënë nga Policia dhe garanica e vetë shtetit, e thotë edhe avokati i licencuar i Speciales, Taulant Hodaj.
Hodaj shton se përgjigjja e Policisë së Kosovës duhet të jetë më e detajuar, që të bindet gjyqtari i Procedurës Paraprake.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor të vitit të kaluar.