26-11-2024

A do të ketë probleme me furnizim të energjisë natën e Vitit të Ri – tregon KEDS

KEDS dhe KESCO kanë njoftuar se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i qëndrueshëm.

Në një komunikatë për media thuhet se në prag të festimit të Vitit të Ri, për të rritur sigurinë e furnizimit janë mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e vendit, në rast të ndonjë të papriture ose dëmi eventual në rrjetin e shpërndarjes.

Tutje, KEDS ka bërë thirrje për shfrytëzim racional të energjisë, në mënyrë që mos të ketë ngarkesë në rrjet.

Ndërkohë, 37.5 milionë euro ka ndarë Qeveria për sigurim të furnizimit me energji elektrike, nga të cilat 20 milionë janë ndarë për Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërsa mbi 17 milionë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike.

Kështu ka vendosur sot kabineti qeveritar në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike.Sipas këtij vendimi, mjetet merren nga kursimet buxhetore.

Pas këtij vendimi ka reaguar ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se 17.5milionë euro janë ndarë për borxhin e furnizimit të komunave veriore me rrymë.

Asnjë koment

Comments are closed.