24-04-2024

A do të ndërrohet kryetrajneri i Lirisë, Rexhepi?

Rahman Kiqe, pronari i klubit Liria ka hedhur poshtë spekulimet e disa portaleve, për kinse ndërrim të Xhengis Rexhepit, nga posti i kryetrajnerit, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Ne, të gjithë në klub jemi të kënaqur me punën dhe arritjet e trajnerit. Ai, ka përkrahjen e plotë timen, kryetarit dhe drejtuesve të tjerë. Ne, që tani po mendojmë për stinorin pranveror, ku me trajnerin Xhengis dhe përforcimet që do t’i sjellim, të kthehemi fuqishëm në Superligë”, citohet pronari Kiqe, në një njoftim të klubit Liria.

/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.