20-04-2024

Momenti kur gjenden trupat e pajetë të babait e djalit që i rrëmbeu përroi (VIDEO)

Baba e bir, të cilët i mori rrjedhja e përroit të Bogës së bashku me automjetin e tyre në Malësi të Madhe, janë gjetur të pajetë mëngjesin e së hënës nga forcat e Policisë.

Policia ka publikuar pamjet nga momentet kur nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bënë të mundur gjetjen e dy trupave të babit e birit.

Trupat e tyre u gjetën pas 16 orësh kërkime intensive që prej ditës së djeshme, kur u dha alarmi për zhdukjen e tyre.

50-vjeçari Pjetër Rushaj po udhëtonte me makinë së bashku me djalin dhe vajzën e tij. Rrjedha e ujit mori përpara makinën e tyre. Fatmirësisht vajza mundi të dilte dhe shpëtoi. Ndërsa për fat të keq, atë e bir nuk ia dolën dot.

Asnjë koment

Comments are closed.