23-11-2024

A do të rrijë në LDK, Quni tregon çfarë i ka thënë Vjosa Osmani

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka folur në emisionin Frontal në T7 lidhur me pozicionin aktual të nënkryetares së LDK’së, Vjosa Osmanit derisa ka zbuluar edhe atë që i ka thënë kryeparlamentarja në ditën kur u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Express.

Quni thotë se ka kërkuar nga Osmani ditën e mocionit një deklarim lidhur me pozicionin e saj pas votimit të mocionit.

“Ditën kur është bërë votimi për shkarkimin e Qeverisë unë e kam shfrytëzu një moment por ai është një ndër momentet më të rëndësishme ku unë kam kërkuar nga ajo një deklarim çka pas momentit kur qeveria duhet me u largu, si është qëndrimi i saj brenda LDK’së ajo ka qenë kundërshtare që të shkarkohet qeveria, kjo temë kur është trajtuar brenda strukturave ajo e ka kundërshtu, ka pas mendime të ndryshme, parashikime te rreziqeve”, ka thënë Quni.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes thotë se Osmani i ka premtuar në mënyrë kolegiale që pamarrë parasysh se cka ndodhë, ajo nuk do të largohet nga LDK’ja.

“Vlerësimi i saj ka qenë një ndër vlerësimet mat prera, edhe unë kam pas një dileme çka pasi të votohet mocioni, ajo më ka premtu në mënyrë kolegiale, shoqërore, që pa marrë parasysh çka do të ndodhë ajo do të mbetet brenda LDK’së e njoh si një kolege të fjalës, kam besim që e mban fjalën, sa do që sfidohet, sado që ka etiketime, po kalon nëpër situata tepër të vështira, e ka mbështetjen time, unë e vlerësoj, pa marrë parasysh se në disa çështje nuk pajtohemi, jam mëse i bindur që e ardhmja e zonjës Osmani është brenda LDK’së”, ka thënë Quni./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.