Rrebesh shiu dhe breshër në Prizren e Has

Mot me rrebesh shiu, përcjellë edhe me breshër, pasditen e sotme ka përfshirë Prizrenin.

Po ashtu mot i tillë ka pasur sërish në fshatrat e rajonit të Hasit, por madhësia e breshrit ka qenë më e vogël se ajo që ra mbrëmë.

Në një foto të publikuar nga faqja “Hasi” shihet një dru e rrëzuar në shiritin e asfaltit  Gjonaj-Tupec, transmeton transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në Prizren, por edhe në disa fshatra, sipas njoftimit të banorëve rrugët dhe rrugicat kanë qenë të mbushura me ujë.

Mbrëmë, në rajonin e  Anadrinit e Hasit, ka pasur të reshura shiu dhe breshëri,  të një madhësie sa ajo e kokrrës së vezës së pulës.

Referuar fotove dhe video-xhirimeve nëpër rrjete sociale,  si pasojë  janë shkaktuar dëme në automjete dhe bujqësi./GazetaePrizrenit.net