A do të shkrihet Nisma në PDK? Flet Limaj

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 nëse do të shkrihet subjekti i tij brenda PDK’së në një listë zgjedhore.

Një koalicion mes këtyre dy subjekteve nuk u konkretizua derisa Limaj tregon se kryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj i tha se nuk është i gatshëm për bashkëpunim.

“Nuk e hapi më këtë temë”, ka thënë Limaj.

“Ajo mundësia ka shkuar. Do të shikojmë garën. Do të shihemi me 14 shkurt”, shtoi ai. /Gazeta Express/