Organizata turke “TIKA” po ndërton një çerdhe në lagjen ” Dardania” të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorë kanë shoqëruar koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim -TIKA në Kosovë, Cihan Dinçer, për një vizitë shkollës ” Nazim Kokollari” në lagjen ” Dardania”, ku është në ndërtimin e sipër një çerdhe, e financuar nga kjo organizatë turke.

Haskuka, tha se për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19 nuk kemi organizuar ndonjë ceremoni për vendosjen e gurthemelit, dhe vendosem që gjatë ditës së sotme t’i inspektojmë punimet, ndërsa falënderoi TIKA-n për këtë investim.

Koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, Dinçer, tha se ky projekt është i dobishëm për të gjithë fëmijët e komuniteteve që edukohen në këtë shkollë.

Punimet në përfundimin e këtij projekti pritet kryhen brenda 10 ditësh, u tha në këtë vizitë të drejtuesve të komunës së Prizrenit dhe koordinatorit të organizatës TIKA./tvpz