A do t’i nënshtrojë ligji padronët uzurpues të tokave në Prizren?
Treni mund të vijë së shpejti në Prizren
Morina theksoi se në rastet e gjykatave ato janë neglizhente dhe ka shumë ndërtimet e larta pa leje ku janë paraqitur ato në gjykatë. “Janë rreth 80 lëndë të cilat i janë parashtruar gjykatës. Nëse arrijmë që të kemi bashkëpunim me gjykatën dhe nëse plani i kompanisë tonë shkon sipas parashikimeve besojmë se brenda dy vitesh treni mund të vijë për Prizren”, është shprehur ai. Morina tha se ka besim në gjykata që lidhur me këto lëndë do të gjejë edhe mbështetjen ligjore. Disa nga pronarët e hapësirave lirimin e bëjnë në mënyrë vullnetare dhe pa pasur nevojë për intervenime të tjera. Mirëpo, tash pikërisht ky angazhim do të shihet a do të arrijë të munden me drejtësi apo kësaj radhe do të shihet se më të fortë do të dalin padronët, a do të dalin mbi ligjin apo ata do të tregohen kooperues. Pikërisht kjo hapësirë ka bërë që tashmë të mbetet një shqetësim i veçantë kjo temë.
Njerëzit që kanë ndërtuar shtëpi pranë hekurudhës i ka kapur paniku
Kohë më parë lidhur me këto ndërtime të larta, Fatmir Memaj theksoi se asnjë rast i vetëm nuk është i ndërtuar pa leje ndërtimi. Kurse, kryeshefi i “Infrakoss”-it i pati thënë gazetës se duhet të shihet kuvendarët që kanë miratuar ndryshimin e ligjit ndërtimor sa i përket votimit të Kuvendit, lidhur me votimin e kësaj hapësire. Tashmë shumë qytetarë që kanë të ndërtuar në afërsi të hekurudhave ndonjë shtëpi të vogël banimi i ka kapluar paniku, sepse ata tashmë frikësohen se do t’u rrënohen shtëpitë. Edhe zyrtarë të shoqërisë civile tashmë thonë se këtu mbetet të matet, a thua do të dalin padronët mbi ligjin, apo ligji do të veprojë drejt. Në këtë drejtim kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha tha se beson se ligji në komunën e Prizrenit do të jetë më efikasi. “Mos harroni se kemi shumë rezultate pozitive “, ka thënë ai për gazetë.(Kosova Sot)