23-04-2024

A do t’i nënshtrojë ligji padronët uzurpues të tokave në Prizren?

Drejtori i Inspektoratit të Komunë së Prizrenit Islam Thaçi, inspektorë të shumtë, përfaqësues të ” Infrakoss-it” ,pjesë- tarë të Policisë së Kosovës dhe Drejtoria e Kadastrës, të gjithë bashkërisht filluan të bëjnë lirimin e hapësirave të uzurpuara në hapësirat e hekurudhës . Islam Thaçi tregon se ky lirim i hapësirave dhe vënia e shenjëzimit të pikave sipas matjes po bëhet në bazë të marrëveshjes që është mes” Infrakoss”-it dhe Komunës për të realizuar pikën 11 të kësaj marrëveshjeje që lidhet me lirimin e hapësirave. “Besojmë se brenda një jave angazhim bashkërisht do të arrijmë të i lirojmë të gjitha hapësirat e uzurpuara deri tek autostrada”, theksoi për gazetën “Kosova Sot”, Islam Thaçi. Kurse, kryetari i Komisionit të “Infrakoss”- it për lirimin e këtyre hapësirave, Ruzhdi Morina, për gazetën “Kosova Sot”, theksoi se po mundohen që të lirojmë këto hapësira. “Ajo që dua të them, ne kemi ankesa në neglizhencën e Gjykatës sa i përket rastit të pronave të hekurudhës”, është shprehur ai.

Treni mund të vijë së shpejti në Prizren

Morina theksoi se në rastet e gjykatave ato janë neglizhente dhe ka shumë ndërtimet e larta pa leje ku janë paraqitur ato në gjykatë. “Janë rreth 80 lëndë të cilat i janë parashtruar gjykatës. Nëse arrijmë që të kemi bashkëpunim me gjykatën dhe nëse plani i kompanisë tonë shkon sipas parashikimeve besojmë se brenda dy vitesh treni mund të vijë për Prizren”, është shprehur ai. Morina tha se ka besim në gjykata që lidhur me këto lëndë do të gjejë edhe mbështetjen ligjore. Disa nga pronarët e hapësirave lirimin e bëjnë në mënyrë vullnetare dhe pa pasur nevojë për intervenime të tjera. Mirëpo, tash pikërisht ky angazhim do të shihet a do të arrijë të munden me drejtësi apo kësaj radhe do të shihet se më të fortë do të dalin padronët, a do të dalin mbi ligjin apo ata do të tregohen kooperues. Pikërisht kjo hapësirë ka bërë që tashmë të mbetet një shqetësim i veçantë kjo temë.

Njerëzit që kanë ndërtuar shtëpi pranë hekurudhës i ka kapur paniku

Kohë më parë lidhur me këto ndërtime të larta, Fatmir Memaj theksoi se asnjë rast i vetëm nuk është i ndërtuar pa leje ndërtimi. Kurse, kryeshefi i “Infrakoss”-it i pati thënë gazetës se duhet të shihet kuvendarët që kanë miratuar ndryshimin e ligjit ndërtimor sa i përket votimit të Kuvendit, lidhur me votimin e kësaj hapësire. Tashmë shumë qytetarë që kanë të ndërtuar në afërsi të hekurudhave ndonjë shtëpi të vogël banimi i ka kapluar paniku, sepse ata tashmë frikësohen se do t’u rrënohen shtëpitë. Edhe zyrtarë të shoqërisë civile tashmë thonë se këtu mbetet të matet, a thua do të dalin padronët mbi ligjin, apo ligji do të veprojë drejt. Në këtë drejtim kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha tha se beson se ligji në komunën e Prizrenit do të jetë më efikasi. “Mos harroni se kemi shumë rezultate pozitive “, ka thënë ai për gazetë.(Kosova Sot)

Asnjë koment

Comments are closed.