06-05-2024

A e provokoi Cakaj, Kurtin për flamurin-kjo është përgjigja e tij

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, bëri sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku përveç të tjerësh u taku edhe me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

Gjatë takimit me Kurtin, sa ishin para medieve duke shtrënguar duart, Cakaj, e pyeti atë se a donë t’i ndërrojnë flamujt. Kurti nuk u përgjigj por vetëm buzëqeshi.

E krejt kjo ndodhi pas disa akuzave të vazhdueshme që partia e Albin Kurtit, i ka bërë në drejtim të Cakajt, kur ka marrë detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

I pyetur në atë se a e tha në mënyrë provokative atë se ‘a i ndërrojmë flamujt’, Gent Cakaj, në Debat Plus u përgjigj duke thënë se nuk e bëri atë që ta provokojë kryeministrin Kurti.

“Unë jap llogari për vendimet dhe deklaratat e mija, jo për ato që të tjerët thonë. Nuk e provokova, dhe kjo është mënyra si jam sjellë në përgjithësi, unë nuk jam përgjigjur në deklaratat e tyre dhe akuzat që i kanë bërë vazhdimisht. Në kulturën time është t’u drejtohem njerëzve në mënyrë të kulturuar, mua nuk më takon të bëjë sulme në baza personale. Por atyre që ju them tradhtarë të kombit, e vartës të Serbisë, ju qëndrojë deklaratave të mija, nuk i ndërroj qëndrimet”, ka thënë Cakaj./ Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.