18-04-2024

A është motra e madhe çelësi i suksesit? Çfarë thonë studiuesit?

Fëmijët që rriten me një motër të madhe mund të jenë më të suksesshëm në jetë, sugjeron një studim i ri. Të kesh një vëlla të madh, nuk ndikon dhe aq shumë.

Studiuesit zbuluan se motrat e mëdhaja, më shumë sesa vëllezërit, kalonin kohë duke luajtur dhe duke u kujdesur për motrat dhe vëllezërit e tyre më të vegjël. Zhvillojnë më shumë aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin e fëmijëve.

Zakonisht hulumtimet mbi zhvillimet e fëmijëve fokusohen tek roli dhe aftësia e prindërve të tyre. Por studiuesit dyshojnë se roli i vëllezërve dhe motrave më të mëdhaja është ka një rëndësi të veçantë.

Për të eksploruar ndikimin e të pasurit një vëlla ose motër më të madhe përreth, studiuesit studiuan 552 familje në Kenia, ku përfshiheshin 699 fëmijë të vegjël që kishin një vëlla ose një motër më të madhe, të moshës 7 deri në 14 vjeç. Për të kuptuar se kush po u ofronte më shumë stimulim fëmijëve të vegjël, studiuesit anketuan prindërit e fëmijëve.

Ata pyetën sa aktivitete – të tilla si të kënduarit, të lexuarit dhe të luajturit – anëtarë të ndryshëm të shtëpisë janë të angazhuar me fëmijët e vegjël. Ata u përqendruan në këto aktivitete sepse këto mund të ndihmojnë në ndërtimin e fjalorit dhe në aftësitë motorike.


Mesatarisht, doli që motrat e mëdha merreshin me aktivitete më stimuluese me vëllezërit e motrat e tyre më të vogla se çdo anëtar tjetër i shtëpisë. Ky nuk ishte i njejti rezultat edhe për vëllezërit më të mëdhënj.
Kur analizuan të gjitha të dhënat, studiuesit zbuluan se të pasurit një motër më të madhe, përmirëson ndjeshëm fjalorin e fëmijëve të vegjël dhe aftësitë motorike të mendjes.

Duket se marrëdhëniet vëllezër dhe motra mund të jenë shumë më të rëndësishme këto ditë pasi njerëzit po kalojnë shumë më shumë kohë në shtëpi./Ndryshe/ GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.