25-04-2024

Avdyli del me apel për qytetarët në prag të fushatës elektorale

Ish-deputeti i LDK-së, tashmë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vjosa Osmanit në “Iniciativën” e saj, Haxhi Avdyli, ka ardhur me një thirrje për qytetarët.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë, KENI KUJDES. Të tmerruar nga përkrahja plebishitare e qytetarëve, klubi i vjetër i uzurpatorëve të pushtetit edhe shtetit ,mund të ndodhë të përdorin shpifje, e fake news. Te ata me gjendje më të rëndë ekonomike mund të ndodhë edhe të ofrojnë ndihma të ndryshme e para. Por aman mos e shisni besimin dhe bindjen tuaj me asgjë. Mos bini pre e portaleve e lajmeve të rreme. Mos e bëni për vete, bëne për fëmijët e juaj. Bëjeni për gjeneratën pas nesh. Refuzoni veprimet e shpifjet e tyre të dëshpruara.

Asnjë koment

Comments are closed.