24-11-2024

A është uji i pijshëm në Prizren e Dragash pas të reshurave,  Ujësjellësi del me njoftim të ri

Kompania rajonale “Hidroregjioni Jugor”në Prizren, del me njoftim të ri pas njoftimit të mëparshëm rreth cilësisë së ujit të pijes, që erdhi si pasojë e të reshurave të shiut, përfshirë edhe komunën e Dragashit, njofton Gazeta e Prizrenit.

Njoftimi:

Të nderuar konsumatorë të Prizrenit:

Ju informojmë se uji është përsëri i pijshëm. Pas një pune intensive nga ekipet tona dhe përpjekjeve të palodhshme deri në orët e mëngjesit, cilësia e ujit është rikthyer në normalitet dhe është i sigurt për konsumim.

Ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe emergjente. Një falënderim i veçantë shkon për punëtorët tanë për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme.

Për Njësinë Operuese në Dragash, do të njoftoheni në vijim nëse uji është i sigurt për konsumim!

 

Asnjë koment

Comments are closed.