A e dini se gjatë ndërprerjes së ndeshjes në Gjinoc, Liria – Dukagjini, kryetari i KF Dukagjinit të Klinës, Mark Përnokaj, goditet në fytyrë nga milicia serbe.
A e dini se Shaip Shala, veprimtar i shquar i futbollit në Rahovec, kur udhëtonin si mysafirë nëpër postblloqe të milicisë serbe, i fshihnin pajisjet, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.
A e dini se ndeshja kampionale mes Rahovecit dhe Prishtinës, u ndërpre në minutën 70-të nga regjimi serb.
A e di i se Rahoveci i ka zhvilluar lojërat si skuadra vendase në Studençan, Rogovë të Hasit dhe Maxhare të Malishevës.
A e dini se Fadil Vuçitërna ka qenë prej sulmuesve më të mirë nga Rahoveci, percjell Gazeta e Prizrenit.
A e dini se në Malishevë të Gjilanit janë luajtur ndeshjet e Kampionatit të Kosovës në futboll.
A e dini se në “Selami Hallaqi” në Gjilan janë luajtur sportet me dorë.
A e dini se Afrim Tovërlani iu është bastisur shtëpia (viti 1993) në lagjen Aktash nga milicia e regjimit serb. Asnjë shtëpi tjetër nuk ishte bastisur përveç e Tovërlanit. Tovërlani është godit me kondak të automatikut në nofull, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Nofullën në vend ia kanë kthyer Dr. Ngadhnjim Domi, Osman Sejfija e anestiozologu Shpend Pula.
A e keni ditur se në Prizren, (shtator) 1994, doli revista “Sporti” e cila filloi të botohej nga Departamenti i Shoqatës Artistike “Rinia”. Redaksinë e përbënin kryesisht veprimtarë sportiv: Bajram Duja, Vllaznin Bytyqi, Bashkim Gashi, Qazim Morina dhe Lulzim Ibri, kryeredaktor.
Një kontribut me shkrimet për aktivitetet sportive në publicistikën e asaj kohe e ka dhënë edhe Bashkim Kajdomçaj.
A e dini se ndeshja Vjosa – Mushtishti (1996) ka qenë histori në vete, u ndërpre, ku ndërhyri me autoblinda e pizgauera milicia serbe.
/Gazeta e Prizrenit /