19-04-2024

A i keni ditur këto fakte për sportin e pavarur në rajonin e Prizrenit, gjatë pushtimit serb

Sporti në rajonin e Prizrenit, që filloi rrugëtimin e ndërprerë nga rrethanat pushtuese, në një kohë të vështirë për Kosovën,  kur edhe kjo lëmi përpiqej për mbijetesë, për t’i dhënë një mundësi rinisë së këtushme, që kishte mbetur pa kurrfarë perspektive shkaku i rrethanave tashmë të njohura.

A e dini se në vitin 1991 u formua Lidhja e Sporteve të Pavarura të Kosovës:

Agim Bytyqi, asokohe kryetar i klubit të futbollit Liria nga Prizreni, zgjidhet kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, percjell Gazeta e Prizrenit.

A e dini se në fshatin Gjinoc në ndeshjen mes KF Liria e Prizrenit dhe KF Dukagjinit të Klinës,  brutalisht hynë 8 pingzauera me 40-50 milicë të armatosur. “Brutalisht na rrahën dhe na dërguan në stacionin e policisë në Therandë”, tregon Sinan Osmani, trajner i KF Lirisë në ato vite.

A e dini se gjatë ndërprerjes së ndeshjes në Gjinoc, Liria – Dukagjini, kryetari i KF Dukagjinit të Klinës, Mark Përnokaj, goditet në fytyrë nga milicia serbe.

A e dini se Shaip Shala, veprimtar i shquar i futbollit në Rahovec, kur udhëtonin si mysafirë nëpër postblloqe të milicisë serbe, i fshihnin pajisjet, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

A e dini se ndeshja kampionale mes Rahovecit dhe Prishtinës, u ndërpre në minutën 70-të nga regjimi serb.

A e di i se Rahoveci i ka zhvilluar lojërat si skuadra vendase në Studençan, Rogovë të Hasit dhe Maxhare të Malishevës.

A e dini se Fadil Vuçitërna ka qenë prej sulmuesve më të mirë nga Rahoveci, percjell Gazeta e Prizrenit.

A e dini se në Malishevë të Gjilanit janë luajtur ndeshjet e Kampionatit të Kosovës në futboll.

A e dini se në “Selami Hallaqi” në Gjilan janë luajtur sportet me dorë.

A e dini se Afrim Tovërlani iu është bastisur shtëpia (viti 1993) në lagjen Aktash nga milicia e regjimit serb. Asnjë shtëpi tjetër nuk ishte bastisur përveç e Tovërlanit. Tovërlani është godit me kondak të automatikut në nofull, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Nofullën në vend ia kanë kthyer Dr. Ngadhnjim Domi, Osman Sejfija e anestiozologu Shpend Pula.

A e keni ditur se në Prizren, (shtator) 1994,  doli revista “Sporti” e cila filloi të botohej nga Departamenti  i Shoqatës Artistike “Rinia”. Redaksinë e përbënin kryesisht veprimtarë sportiv: Bajram Duja,  Vllaznin Bytyqi,  Bashkim Gashi, Qazim Morina dhe Lulzim Ibri, kryeredaktor.

Një kontribut me shkrimet për aktivitetet sportive në publicistikën e asaj kohe e ka dhënë edhe Bashkim Kajdomçaj.

A e dini se ndeshja Vjosa – Mushtishti (1996) ka qenë histori në vete, u ndërpre, ku ndërhyri me autoblinda e pizgauera milicia serbe.

/Gazeta e Prizrenit /

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.