19-04-2024

A mund të bëjë fushatë Vjosa Osmani si u.d. e Presidentit, tregon Enver Hasani

Gjykata Kushtetuese  e Kosovës sot ka publikuar aktgjykimin e plotë, sipas së cilit, shpall të vlefshme ankesën që ia çoi Lëvizja Vetëvendosje, pasi deputeti Etem Arifi, që ishte dënuar me formë të prerë, mori pjesë në votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit. Nga ky vendim vendi pritet që shumë shpejt të shkojë në zgjedhje

Vjosa Osmani e cila ushtron detyrën e Presidentit të Kosovës, ka paralajmëruar krijimin e një iniciative qytetare do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht edhe do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore. Duke ditur se presidenti është faktor unifikues dhe nuk ka të drejtë të jetë pjesë e ndonjë partie politike, kjo çështje ka ngritur dilema rreth pjesëmarrjes së Vjosa Osmanit në fushatë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani nuk e sheh ndonjë problem rreth pjesëmarrjes së Vjosa Osmanit në zgjedhje dhe në fushatë.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë kufizim që Osmanit të ia pamundësojë pjesëmarrjen në zgjedhje meqenëse është duke e ushtruar detyrën e presidentit të Kosovës.

“Mundet pa asnjë problem. Nuk ka kufizime për një gjë të tillë”, ka thënë Hasani për Reporteri.net.

Asnjë koment

Comments are closed.