16-04-2024

Prizren: Riparohet oborri i “Namazxhahut”

Sot është bërë përurimi i projektit për renovimin dhe rregullimit të oborrit të “Namazxhahut”, që është financuar nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Çagri Sakar, përfaqësues të KFOR-it turk si dhe zyrtarë të tjerë.

Me këtë rast diplomati Sakar, tha se ky projekt i dedikohet ruajtjes së këtij monumenti të rëndësishëm historik dhe zhvillimit të turizmit në Prizren.

Haskuka falënderoi Kryesinë e Këshillit Turk për këtë investim në renovimin dhe rregullimin e hapësirave të një ndër monumenteve më të vjetra të Prizrenit që i kontribuon zhvillimit të turizmit kulturor i cili vitin e kaluar gjithashtu ka qenë i prekur nga pandemia e Covid-19.

Në kuadër të këtij projekti është bërë shtruarja e shtigjeve për ecje me gur andezit, është bërë renovimi i mureve rrethuese dhe shtyllave të ndriçimit, janë vendosur ulëse dhe shporta të reja të mbeturinave si dhe është bërë mbjellja e 20 fidaneve.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë, Kapelë, qiell dhe jashtë

Imazhi mund të përmbajë: jashtë

Asnjë koment

Comments are closed.