24-11-2024

A pati të arrestuar nga rajoni i Prizrenit në aksionin për trafikim armësh?

Një ditë më parë, nga një aksion i Policisë, në nivel vendi janë arrestuar 18 persona, si të dyshuar për trafikim me armë gjatë kontrollit në lokacione të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe rajonin e Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë operacionit  “Shënjestra” janë kontrolluar 27 lokacione. Aksioni është ndërmarrë nga njësitë e krimit të organizuar nga Prishtina dhe për rastin është raportuar nga qendra. Për këtë policia në Prizren ka thënë se nuk kanë shumë informacione, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.

Operacioni ishte ndërmarrë pas dyshimeve për trafikim armësh nga Maqedonia, ku janë përdorur rrugët malore, ku te dyshuarit brenda territorit kanë shpërndarë armët. Referuar Policisë, fokus i këtyre personave ka qenë trafikimi me armë, të cilat prodhohen në Turqi si armë me gaz, por në Kosovë disa prej tyre dalin në treg si armë gazi dhe disa të tjera modifikohen si armë zjarri.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, togeri Shaban Osmanollaj, tha për portalin ‘Gazeta e Prizrenit’ se  për momentin dihet nuk ka të arrestuar nga Prizreni, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Suharekën.

Me këtë rast,  janë konfiskuar 57 armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme, 9 mijë fishekë, dy vetura, 10 mijë euro dhe 25 celularë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.