03-05-2024

Një i lënduar nga vetaksidenti në Duhël

Në fshatin Duhël të Suharekës, dje pas orës 22:00 ka ndodhur një vetaksident trafiku.

Sipas Policisë i dyshuari mashkull K-Shqiptar, përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia humb kontrollin del jashtë rrugës dhe godet një shtyllë betoni.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjer dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.