27-07-2024

Gjykata vendos masë të përkohshme për “ Abi Çarshia”

Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur masë të përkohshme rreth çështjes “ Abi Çarshia”.  Në dokumentin e siguruar nga Tv Prizreni huhet se “ Propozuesi  “ABI SH.P.K”  me seli në Prizren në këtë gjykatë përmes të autorizuarve të vet ka parashtruar propozim për për caktimin e masës së përkohshme  të sigurisë ndaj kundër propozuesit Komunës së Prizrenit, duke kërkuar nga gjykata të caktojë një masë të tillë se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e saj.

Pas analizimit të propozimit të propozuesit për caktimin e e masës së përkohshme të sigurisë dhe provave tjera materiale të cilat propozuesi ia ka bashkangjitur propozimit e që në përgjithësi janë akte administrative të shkallës së parë dhe të dytë, gjykata konstatoi se propozimi i propozuesit për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit është i pabazuar nga arsyet e lartëpërmendura”,thuhet në këtë dokument.

Asnjë koment

Comments are closed.