18-05-2024

Policia në aksion: Mbi 1400 tiketa për 24 orë shoferëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit. Ajo që vërehet është numri më i lartë i aksidenteve dhe arrestimeve.

Sipas këtyre statistikave, në  vend kanë ndodhur 65 aksidente, prej tyre 31 më te lënduar, ndërsa 34 pa të lënduar.

Sa i përket numri më të lartë të arrestimeve, është se dje Policia ka realizuar një aksion për armë, ku edhe ka pasur mjaft të arrestuar.

Gjithsej arrestime për 24 orë janë 41, ku 31 janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, pesë në vuajtje të dënimit. Edhe tiketat janë të larta, bëhet fjalë për 1 mijë e 453 tiketa për shkelje të rregullave në trafik./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.