Shkaku i mungesës së numrave të nevojshëm, kanë dështuar dy mbledhje të njëpasnjëshme të organit më të lartë lokal, Kuvendit Komunal.
Balancën e qeverisjes së Shaqir Totajt e prishi AAK që doli nga koalicioni, si dhe qëndrueshmëria e asambleistëve për ta shmangur dukurinë e mëparshme të votimeve kundrejt joshjes për interesa personale nga pushteti, apo “tyxharllëkun” , çështje kjo të cilën Gazeta e Prizrenit e ka trajtuar gjatë javës së kaluar.
Ndaj situatës së re të krijuar, AAK në Prizren i ftoi subjektet politike në takime për koordinim të veprimeve opozitare në kuadër të KK-së.
“Duke mos dashur që Prizreni të bllokohet për shkak të mos funksionimit të KK-së, dhe duke pasur parasysh nevojën për ndaljen arrogancës në qeverisje ku kërkesat e asambleistëve nuk merren parasysh porse shfrytëzohen vetëm si mekanizëm votues, AKK është e përkushtuar që në bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, të ndërtoj një opsion real për qeverisjen, që garanton sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e komunës” thuhej në komunikatën e tyre.
Artan Arbashi, Artan Abrashi, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, konfirmoi pranimin e ftesës nga AAK, ndërsa tha se VV është e hapur për takime me të gjitha subjektet politike në Prizren.
“Diskutimet për zhvillimet në Komunën tonë janë interes publik dhe kushdo që shpreh gatishmëri për çfarëdo synimi për bashkërendim të veprimeve, ne jemi te hapur”, tha ai për portalin “Gazeta e Prizrenit”.
Lexo edhe: