21-05-2024

Shaqir Totaj, kryetari me pak “LIKE” (pëlqime)!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tashmë ka pa problem me sigurimin e numrave të nevojshëm për mbarëvajtje në Kuvendin Komunal. Për këtë shkak, kanë dështuar dy mbledhje të njëpasnjëshme të organit më të lartë lokal.

Përveç mungesës së numrave në Asamble, Totaj, që udhëheq komunën e dytë më të madhe në vend, pas Prishtinës, duket se ai merr edhe numër të vogël të Pëlqimeve ( Like) të postimeve në ‘Facebook’, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndonëse ka rreth 24 mijë ndjekës, numri mesatar i LIKE-ve shpesh sillet rreth 100-150, ndërsa në disa raste edhe nën 50, siç shihen në foto.

Dihet se Prizreni është Komuna më e madhe, të cilën e udhëheq PDK-ja, që në nivel vendi në zgjedhjet e fundit u radhit si partia e dytë me 17 % të votave. Po ashtu përveç një numri të zyrtarëve komunal nga ky subjekt, PDK pos Prizrenit, ka edhe degën e Hasit dhe të Zhurit, shumë nëndegë si dhe një numër të madh të aktivistëve e përkrahësve.

Por, në një postim me foto, për takimet me tetë nëndegë, në profilin e Totajt, sic shihet nuk janë bërë më shumë se 116 Like dhe vetëm një koment e dy  ndarje.

Totaj duket se dallon nga kryetarët tjerë të cilët zakonisht marrin më shumë Pëlqime, përfshirë edhe këta të komunave më të vogla të rajonit të Prizrenit, si Bali Muharremaj e Smajl Latifi.

Referuar një burimi me kusht anonimiteti, çështja e LIKE-ve përkatësisht rritja e numrit të tyre, ka qenë edhe në një nga temat për të cilën është biseduar në një nga mbledhjet e PDK-së në Prizren me strukturat e saj të gjera.

Kjo, a mund të jetë tregues për imazhin real të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, që njëherësh është edhe kryetar i degës së PDK-së?!/Gazeta e Prizrenit

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.