27-07-2024

Sot në Prizren, ndeshja interesante Liria – Ballkani

Sot, në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit, Liria do të jetë nikoqire e Ballkanit.

Ky takim i vlefshëm për javën e 19-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, pritet të jetë derbi lokal shkruan Gazeta e Prizrenit

Prizrenasit i ka përcjellë një krizë rezultatesh në sezonin vjeshtor, duke u renditur e fundit në tabelë me 9 pikë. Për shkak të transferimeve të disa të lojtarëve formacioni i tyre ka pësuar ndryshim të dukshëm.  Ndeshja e sotme është edhe një tregues për lojërat e Lirisë, që ka pak gjasë për të mbetur në këtë rang garash.

Edhe pse ka disa transfere jashtë si Zybën, Ballkani kampioni në fuqi ndërkaq edhe këtë vit llogaritet lider me 40 pikë të grumbulluara. Largimin e Zybës për suharekasit, duke folur për Gazetën e Prizrenit e ka vlerësuar si hendikep edhe trajneri Daja.

Në futbollin kosovar, sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera interesante,  si ajo mes Prishtinës dhe Feronikelit ’74 dhe Dukagjinit,  e Malishevës.

Dukagjini ndodhet në vendin e 6 në tabelë me 24 pikë, me pesë pikë me pak se Malisheva që ndodhet në pozitën e katërt.

Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./ Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Shaqir Totaj, kryetari me pak “LIKE” (pëlqime)!

Asnjë koment

Comments are closed.