01-05-2024

Sot parashihen erëra të fuqishme në Kosovë

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h. Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të izolohet zona përreth objektit të ri të Komunës.

Sipas njoftimit të Komunës, kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve” thuhet mes të tjerash në njoftim.

Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat:

0800 112 33 ose  0800 112 44  Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca

Lexo edhe:

Shaqir Totaj, kryetari me pak “LIKE” (pëlqime)!

Asnjë koment

Comments are closed.